
Barça shkatërron Valencian, kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit
Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit pasi mundi bindshëm Valencian, me rezultat 0-5, të enjten mbrëma në ‘Mestalla’.
Katalonasit në çdo aspekt ishin ekip shumë më i mirë se skuadra vendëse.
Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Ferran Torres që shënoi hat-trick në minutën e 8-të, 17-të dhe 30-të, derisa nga një gol shënuan Lopez (23’) dhe Yamal (59’).
Barcelona me plotë meritë prek gjysmëfinalen e kësaj garë e dyta për nga rëndësia në Spanjë.