Messi pesë orë fluturim për të parë ‘Super Bowl LIX’

Messi pesë orë fluturim për të parë ‘Super Bowl LIX’

Të dielën Patrik Mahoms është në kërkim të një triumfi përballë Filadelfia Eagle për të marrë Super Bowl-in e katërt të karrierës dhe ti afrohet kështu edhe më shumë legjendës Tom Bredi.

Në shkallët e ‘Caesars Superdome’ do të bëjë gjithçka për të mos humbur këtë moment një tjetër legjendë. Stafi i ngushtë i Lionel Messit ka bërë me dije sot për mediet amerikane se “Pleshti” do të bëjë çmos që të jetë prezent në takimin e të dielës mbrëma.

Messi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me Inter Miamin, i cili ka në program një miqësore të shtunën në mbrëmje në Honduras. Zakonisht formacioni nga Florida kthehet në Miami menjëherë pas ndeshjeve në udhëtim dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe në këtë duel.

Nga Hondurasi në Miami udhëtimi me avion është afro 2 orë e 20 minuta dhe po kaq i duhet Messit që të udhëtojë për të mbërritur në Nju Orlins. Sipas stafit të argjentinasit do të bëhet çmos që Messi të shkojë në finalen e madhe të Super Bowl-it.

Share This