
Castro befason Atalantën, Bologna në çerekfinale
Bologna mposht Atalantën 0-1 në çerekfinalen e parë të Kupës së Italisë dhe fluturon në aktin e parafundit të kompeticionit, ku do të takohet me njërën mes Juventusit dhe Empolit.
Emilianët vuajtën për një kohë të gjatë nga cilësia e lojës së vendasve, por nuk hoqën dorë nga sulmi dhe presioni ndaj kundërshtarëve, duke u shpërblyer dhjetë minuta nga fundi.
Goli vendimtar u shënua nga Castro, sapo erdhi nga pankina, duke përfituar nga një goditje dënimi të Lykogiannis.
Për kuqeblutë është një rikthim në gjysmëfinale 26 vjet pas herës së fundit.