
Specialja dënon Haxhi Shalën me tri vjet burgim, ndërsa Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin me nga dy vjet
Gjykata Speciale ka dënuar Haxhi Shala, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin.
Haxhi Shala është dënuar me 3 vjet burg, ndërsa Sabit Januzi dhe Ismet Baftjari janë dënuar me nga dy vjet burgim.
Këtë vendim e ka marrë të martën trupi gjykues i Gjykatës Speciale.
Ata janë dënuar për pengimin e drejtësisë. Në këtë dënim do të llogaritet edhe qëndrimi i tyre në paraburgim.
Kujtojmë se Shala, Januzi dhe Bahtijari e kanë pranuar fajësinë.