Conceicao i kënaqur me lojë, i zhgënjyer me rezultatin

Conceicao i kënaqur me lojë, i zhgënjyer me rezultatin

Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, por jo edhe me rezultatin në derbin ndaj Interit.

Milani dhe Interi të dielën mbrëma luajtën baras 1-1, në derbin e madhe italian.

Strategu portugez mendon rezultati i barabartë në duelin mes ‘Rossonerëve’ dhe ‘Nerazurrëve’ është rezultat i drejtë.

“Kjo ishte loja që duam të shohim. Djemtë luajtën mirë kundër një kundërshtari shumë të fortë”, ka thënë Conceicao

“Jemi të zhgënjyer sepse humbëm dy pikë në kohën shtesë, por për mua barazimi është një rezultat i drejtë”, ka pohuar ai.

Share This