Morata, gjithnjë e më afër Galatasarayt
Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, raportohet se është gjithnjë e më afër transferimit te klubi turk, Galatasaray.
Sipas mediave italiane, Milani ka arritur marrëveshje me skuadrën turke për huazimin e sulmuesit spanjoll, me opsionin e blerjes në fund të këtij sezoni.
Negociatat mes dy klubeve thuhet se janë në fazën finale dhe marrëveshja për huazimin e Moratës te Galatasaray mund të arrihet shumë shpejt.
Ndërkohë, Milani raportohet se ka nisur kërkimet për pasuesin e tij, me emrat e Santiago Giménez dhe João Félix në listën e mundshme të skuadrës Rossonere.