Në avionin e American Airlines ishin në bord kampionë të patinazhit

Në avionin e American Airlines ishin në bord kampionë të patinazhit

Mëngjesin e sotëm Evropa u zgjua me lajmin e keq të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një avion civil i American Airlines u përplas me një helikopter të ushtrisë.

Mes 64 personave, të cilët po ktheheshin nga Kansasi me destinacion Uashingtonin ishte edhe një delegacion i plotë i yjeve të patinazhit artistik. Mediet ruse në fillim dhanë lajmin e konfirmuar më pas nga autoritet lokale se në bord ishin edhe Evgenia Shishkova dhe Vadim Naumov.

Në avionin me numër 5342 thuhet se ishin plot 14 persona të këtij sporti, të cilët shoqëroheshin nga familjarët e tyre në eventin e mbajtur në Kansas.

Share This