Kurti përkujton 21 luftëtarët e UÇK-së: Sakrifica e tyre themeli i lirisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përkujtuar 26 vjetorin e vrasjes së 30 shqiptarëve në Rugovë të Hasit, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës.
“21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë heroikisht në betejë, duke u përballur me forcat pushtuese për mbrojtjen e popullatës civile. Nëntë civilë u vranë pa mëshirë, vetëm sepse ishin shqiptarë, e kërkonin të jetonin të lirë”, ka shkruar Kurti në Facebook, raporton rtk.
Ai ka thënë se sakrifica e tyre është themeli i lirisë dhe amanet i shenjtë që do të ruhet brez pas brezi.
“Me krenari dhe dhimbje, kujtojmë ata që më 27, 28 dhe 29 janar ranë për çlirimin e Kosovës, për shtetin tonë të pavarur, për Republikën e lirë e sovrane:
Agim Zeneli, Agron Rama, Agush Gjocaj, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gëzim Ademaj, Gaspër Karaqi, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Prend Lleshi, Sahit Krasniqi, Sejdi Rama, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Rrustem Morina, Selman Morina, Muhamet Morina, Nusret Morina, Xhevdet Berisha, Ibrahim Kryeziu, Adem Shala, Zyber Shala dhe Rifat Shala.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”