
“Vrasësi Mbappe”, mediat spanjolle vlerësojnë maksimalisht francezin pas “hat trick”, Real fiton dhe “arratiset”
Real Madrid fiton dhe “arratiset”. Skuadra e Carlo Ancelottit, ka lënë pas momentin e vështirë, pas humbjes së Superkupës ndaj Barcelonës, teksa ka mundur pa probleme skuadrën e vendit të fundit në renditje Real Valladolid, me shifrat 0-3.
Protagonist i mbrëmjes ishte sulmuesi francez Kylian Mbappe, i cili realizoi një hat-trick, duke konfirmuar se përse “Los Blancos” e kërkoi aq shumë atë verën e shkuar për ta shkëputur nga PSG.
Në minutën e 30 do të ishte një aksion mjaft i bukur i madrilenëve që mbyllin trekëndëshin mes Bellingham dhe Mbappe, me këtë të fundit që nuk fali brenda zonës, për të gjetur avantazhin. Në pjesën e dytë, do të vinte minuta e 57, kur braziliani i Rodrigos dha një asist për Kylian Mbappe, me këtë të fundit që gjeti saktë cepin e majtë të portës për golin e dytë. Tripleta për Mbappe do të konkretizohej vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur francezi do të shndërronte saktë në gol një 11 metërsh.
“I mrekullueshëm”, “Vrasësi Mbappe”, shkruajnë me superlativa ditën e sotme mediat prestigjoze spanjolle, duke vlerësuar maksimalisht performancën e sulmuesit francez të Real Madrid.
Mbretërorët fitojnë, por Atletico “ngec” sërish. Pas humbjes ndaj Leganes, një javë më parë, skuadra e Simeones, ndalet këtë herë në Wanda Metropolitano, teksa ndaj Villareal, “Los Cholchoneros”, nuk shkojnë më shumë se sa barazimi 1-1. Pjesa e parë ishte më e mirë për “nëndetësen e verdhë”, që kaluan në avantazh madje në minutën e 29 me Gerard Morenon me 11 metërsh. Do të ishte vetë autori golit që do të kishte më pas dy mundësi shumë të mira për të gjetur edhe golin e dytë, por në fundin e pjesës së parë dhe me fillimin e të dytës, do të tregohej i pasaktë para portës. Dhe kur nuk shënon do ta pësosh, pasi skuadra e Atleticos, gjen barazimin me Saumel Linon në minutën e 58, që përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe me portën e zbrazët gjen golin shumë thjeshtë. Deri në fund asnjë ndryshim, pavarësishe se të dyja skuadrat i patën rastet për të dalë nga kjo sfidë me maksimumin e pikëve.
Një barazim që e bën diferencën mes dy skuadrave madrilene në 4 pikë tashmë, në pritje edhe të përgjigjes së Barcelonës, të dielën në mbrëmje. /BW/