Pritet rikthimi i TikTok pas mbrojtjes publike që Trump i bën aplikacionit

Pritet rikthimi i TikTok pas mbrojtjes publike që Trump i bën aplikacionit

TikTok duket se do të rikthehet për përdoruesit amerikanë të dielën, disa orë pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump premtoi se do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv të hënën që synon të rikthejë aplikacionin e ndaluar, shkruan CNN.

Lëvizja befasuese për të ringjallur aplikacionin vjen pasi TikTok u bë i papërdorshëm për amerikanët të shtunën vonë në mbrëmje.

Përdoruesit që u përpoqën të hapnin aplikacionin në atë kohë morën një mesazh që thoshte se ishte jashtë linje dhe u kërkonte përdoruesve të “qëndrojnë të sintonizuar”.

“Në konsultim me ofruesit tanë të shërbimeve, TikTok është në procesin e rivendosjes së shërbimit. Falënderojmë presidentin Trump për sigurinë dhe qartësinë e nevojshme për ofruesit tanë të shërbimeve se ata nuk do të penalizohen për ofrimin e TikTok për mbi 170 milionë amerikanë dhe lulëzimin e më shumë se 7 milionë biznese të vogla”, tha kompania në një deklaratë të dielën.

“Ne do të punojmë me presidentin Trump për një zgjidhje afatgjatë që e mban TikTok në Shtetet e Bashkuara”, thekson kompania. /atsh/

Share This