Kurti viziton bizneset e Sharrit e Prizrenit: Qeveria do t’i mbështesë gjithmonë bizneset që të rriten e zhvillohen

Kurti viziton bizneset e Sharrit e Prizrenit: Qeveria do t’i mbështesë gjithmonë bizneset që të rriten e zhvillohen

Kryeministri, Albin Kurti ka vizituar disa biznese të Sharrit dhe Prizrenit.

Ai ka takuar drejtuesit prodhimeve të produkteve të mishit dhe produkteve të brumit e “Meka”, dhe “Sofra e Hasit”, si dhe prodhuesit e materialeve të betonit e objekteve banesore; Renelual Tahiri e Rizam Holding.

Njoftimi i plotë i Kurtit:

Nga fabrikat Meka e Sofra e Hasit, te firmat Renelual Tahiri e Rizam Holding, nga prodhimet e produkteve të mishit dhe produkteve të brumit, te prodhimi i materialeve të betonit e objekteve banesore ndër të tjera.

Këto katër biznese të Sharrit e Prizrenit, i kanë mbi 290 punëtorë, shumë prej tyre gra. Qeveria jonë do t’i mbështesë gjithmonë bizneset që të rriten e zhvillohen, gjersa ato e rrisin punësimin dhe kontributin për shtetin.

Share This