Kurti premton rritje të investimeve në infrastrukturë e shëndetësi

Kurti premton rritje të investimeve në infrastrukturë e shëndetësi

Prizreni ka qenë destinacioni i Vetëvendosjes për ta shpalosur programin për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Rritja ekonomike, investimet në infrastrukturë e shëndetësi, ishin disa nga premtimet e kandidatit të LVV-së për kryeministër, Albin Kurti.

Para qytetareve dhe mbështetësve te tij ne Prizren, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, foli për rritjen e investimeve ne infrastrukture e shëndetësi duke premtuar edhe projekte te tjera te cilat do te ndikojnë ne zhvillimin ekonomik te vendit.

“Me këtë rrugë ne vendosim drejtësi historike ndaj një padrejtësie gjeografike. Malet i kemi për të na mbrojtur, jo për të na ndarë. Punimet për rrugën që lidh Prizrenin me Tetovën, Kosovën me Maqedoninë e Veriut, shqiptarët në dy anët e kufirit kanë filluar dhe po ecin me shpejtësi… Vlera e gjithëmbarshme e projektit llogaritet të jetë rreth 200 milionë euro, tuneli pritet të kushtojë rreth 150 milionë euro. Me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut kemi marrëveshjen për financimin dhe projektimin e tunelit. Tuneli do t’i bie mes për mes malit të Vërtopit, ai do të jetë i gjatë gati 6 kilometra e gjysmë dhe do të jetë edhe më i gjatë se sa tuneli i Kalimashit për përafërsisht 600 metra”, ka theksuar Kurti, raporton rtk.

Kandidati për deputet, Hajrullah Çeku, kandidat për deputet, foli për investimet që janë duke u bërë në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

“Në qytetin tonë e në shtetin tonë është edhe një lidhje tjetër. Jo ajo lidhja vjetër, por kjo që po i thonë lidhja e re. Një lidhje që nuk është lidhje, por është lodhje sepse lidhja e tyre është me oligarkët, e lidhja jonë është me qytetarin e Kosovës, lidhja e tyre është e interesit të ngushtë, e lidhja jonë është e vullnetit për zhvillim të gjithëmbarshëm. Derisa ata janë lidhja që është lodhur, ne jemi lidhja që lëviz e nuk ndalet, është lidhje e vërteta, lidhje me popullin, lidhja besa-besë”, u shpreh ai.

Një fjalë rasti në këtë tubim mbajti edhe kandidati për deputet Artan Abrashi.

Para të pranishmeve foli edhe kandidatja për deputete Arberie Nagavci e cila u fokusua në investimet që do të bëhen në arsim.

Share This