“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi“, Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit

“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi“, Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit

Ditën e sotme atmosfera në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka qenë tepër e tensionuar, me debate të forta mes banorëve.

Një nga momentet që shkaktoi reagime ishte deklarata e Gjestit se nuk ka pëlqim për asnjë vajzë brenda shtëpisë, gjë që preku Eglin.

Gjatë një bisede në tavolinë me Gjestin, Gertën dhe Livian, u ngrit pyetja nëse ai kishte ndjenja për dikë në shtëpi. Përgjigja e tij ishte e prerë: “Jo”.

Në këtë diskutim ndërhyri edhe Xumi, duke i kujtuar Gjestit se në “BBV Kosova” dikush i kishte marrë vajzën që pëlqente. Batutat dhe imitimet mes tyre vazhduan, por situata u bë e sikletshme për Eglin.

Pasi Gjesti i kërkoi falje, Egli u përpoq ta kalonte me qetësi, por më vonë u largua në tualet ku shpërtheu në lot. Gjesti u përpoq ta qetësonte, duke i kërkuar sërish falje. /albeu/

Share This