Shqipëri, dita e sotme me vranësira e mjegull, borë në zonat malore
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime në një pjesë të madhe të territorit megjithatë nuk do të mungojë edhe prezenca e vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura në relievet malore të vendit. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore në veri e lindje të territorit. Mjegull e dendur lokale / mjegullinë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje – lindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare kryesisht në veri era do të fitojë shpejtësi 9-16m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 2/12 | Re diell |
Kukës | -4/2 | Re diell |
Lezhë | 2/10 | Re diell |
Dibër | -7/4 | Re diell |
Durrës | 5/13 | Diell |
Tiranë | 4/12 | Diell |
Elbasan | 1/12 | Re diell |
Berat | 2/13 | Diell |
Vlorë | 5/13 | Diell |
Korçë | -5/2 | Re diell |
Gjirokastër | 2/12 | Diell |
Sarandë | 4/12 | Diell |