Një Ibrahimovic për Lazio-n, vjen Arijon
Edhe Lazio ka Ibrahimovicin e saj.
Sigurisht që nuk bëhet fjalë për Zlatanin, por për Arijon Ibrahimovic.
I marrë në huazim me të drejtën e blerjes nga Bayern, mesfushori sulmues i lindur në vitin 2005 ka mbërritur në aeroportin e Fiumicino dhe për këtë arsye po përgatitet të fillojë aventurën e tij të re në Serinë A.
Afërsisht 50 tifozë bardhekaltër e prisnin me shumë entuziazëm, të cilët i dhanë atij shallin e tij të parë dhe parakaloi me të për fotot e para rituale.
Kujtojmë se Ibrahimovic ka luajtur edhe më parë në Itali, sezonin e kaluar, në atë rast i huazuar te Frosinone.