Molliqaj: Veprimin si të Kurtit e kanë bërë krejt liderët autoritarë, Orban refuzoi mediat në zgjedhje

Molliqaj: Veprimin si të Kurtit e kanë bërë krejt liderët autoritarë, Orban refuzoi mediat në zgjedhje

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj duke folur për bojkotin e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij ndaj mediave, ka thënë se ky është veprim i një lideri autoritar.

Molliqaj në “Debat Plus” citohet të ketë thënë se Kurti po thotë “mos i dëgjoni fare mediat”.

“Nuk është frika e ballafaqimit me mediat e analistët e as me opozitën. Ai është ka thotë hiq mos i dëgjoni këta. A e di qysh i bie kjo? Nëse jemi duke luajtur futboll dhe janë rregullat e futbollit, ai ndoshta mundet edhe me na mund neve, edhe me rregullat standarde, por ai po thotë këto rregulla lëreni krejt. Dhe ne jemi duke luajt me rregulla të reja. Meqenëse se është kampion, në kuptimin është i fuqishëm, njerëzit e shohin atë” – ka thënë ai.

Këtu, Molliqaj ka përmendur edhe Viktor Orbanin, kryeministrin e Hungarisë.

“Rrjedhimisht ai është ka dëshironin ma na i shmangë krejt rregullat që e kanë mbajt demokracinë. Dhe nuk është Albin Kurti, krejt këta liderë autoritarë e kanë bërë. Orbanin e keni në mandatin e dytë i ka refuzuar mediat në zgjedhje” – tha Molliqaj.

Share This