Hero për një ditë, Suarez shpëton një njeri që donte të kryente vetëvrasje
Luis Suarez bëri një gjest të mrekullueshëm në Uruguai duke veshur rolin e heroit jashtë fushës.
I thirrur nga policia dhe një grup psikologësh pranë shtëpisë së tij të pushimit pranë Ciudad de la Costa, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Liverpulit arriti të arsyetonte dhe të bindte një 49-vjeçar që të mos kryente vetëvrasje.
Fans i madh i futbollistit, burri që donte të kryente vetëvrasje ishte ngjitur në një pemë të lartë gjashtë metra me një litar të varur në qafë, duke kërkuar partneren e tij dhe duke kërcënuar se do të hidhej.
Pas një pritjeje të gjatë, Suarez mbërriti në terren dhe pas një dialogu miqësor me ish-sulmuesin, burri u qetësua dhe ndoqi udhëzimet e idhullit të tij, duke zbritur në tokë dhe duke hequr dorë nga gjesti tragjik.