Nasim Haradinaj rrëfen si ishte takimi me Hashim Thaçin në Hagë
Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për takimin e parë me Hashim Thaçin në Hagë.
Ai thotë se fillimisht Thaçi doli në dritare, ka treguar ai në “Frontal” të T7.
Më vonë thotë se e ka takuar dhe ka pasur takim vëllazor me të dhe të tjerët që po mbahen në Hagë.
Thotë se Hashim Thaçi është letër e bardhë për të gjithë dhe për vetën.
“Thaçi u dalë i pari, Rexha i dyti, Baci Jakup, që dolën dritare. Jau kam çu grushtin, krejt UÇK-ja është këtu”.
“Takimi me ta ka qenë vëllazëror, miqësor, triumfues. I thash Hashim Thaçit, ti je ai që mendon që je, edhe u shike që është”.
“Hashim Thaçi është letër e bardhë, për të gjithë dhe për vetën”, ka thënë Haradinaj. /Express/