Përse Neymari e zgjodhi Barçën para Realit? Flet babai i lojtarit

Përse Neymari e zgjodhi Barçën para Realit? Flet babai i lojtarit

Babai i Neymar Junior ka dhënë detaje që lidhen me vendimin e të birit të tij për ta refuzuar ofertën e Real Madridit për t’iu bashkuar Barcelonës.

32 vjeçari aktual i ishte bashkuar gjigantit katalunas në vitin 2013 nga Santosi duke hequr dorë përfundimisht nga “Los Blancos”, të cilët po ashtu e donin.

E babai i futbollistit aktual të Al Hilal, Neymar Santos Senior, ka dhënë detaje rreth këtij vendimi.

“Për t’iu bashkuar Barcelonës ishte tërësisht vendim i tij, pa folur për negociatat. Unë i kisha dy oferta, nga Real Madridi dhe nga Barcelona. Oferta e Real Madridit ishte tri herë më e madhe sesa e Barcelonës, por ai e refuzoi atë”, deklaroi fillimisht babai i ish-futbollistit të Santosit, Barcelonës e Paris Saint-Germainit.

“Neymari e refuzoi Real Madridin jo pse nuk donte t’i bashkohej këtij klubi, por sepse ëndërr e tij ishte të luante në Barcelonë. Dhe, kur vendosi të shkonte në Paris Saint-Germain ishte po ashtu vendim dhe ëndërr e tij po ashtu”, vazhdoi ai.

Neymari po përballet me lëndime kohëve të fundit, ndërsa gjatë verës që vjen pritet të largohet nga Arabia Saudite për t’u transferuar me gjasë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Share This