Krishtlindje në burg për Robinho-n
Ndryshe nga shumë të burgosur të tjerë, Robinho nuk arriti të përfitojë lirimin me kusht gjatë këtyre ditëve festive. Ish-lojtarit të Milanit, në fakt, pasi u dënua me 9 vite burg për përdhunim, muajt e fundit iu refuzua apeli për ulje dënimi. Dhe ndryshe nga të burgosurit e tjerë, ai nuk ka krijuar kushtet për të shijuar përfitimet.
Ish-lojtari po vuan dënimin në burgun José Augusto Salgado në Tremembe, i njohur më mirë si P2 Tremembe. Quhet edhe “burgu i të famshmëve” të Brazilit, sepse u ofron të burgosurve kushte më të mira se të gjithë të tjerët.