Conte shijon fitoren e 150-të si trajner, vendos rekord në Serinë A
Fitorja e Napolit të tij 2-1 në fushën e Genoas, ishte e 150-ta në karrierën e tij si trajner në Serie A.
Antonio Conte vendos rekorde të reja dhe bëhet trajneri që ka arritur më shpejt këtë moment historik, pas 220 ndeshjes në elitën e futbollit italian, duke thyer rekordin e Sarrit dhe Herrerës.
Conte koleksionoi fitoren e 150-të në karrierë në ndeshjen e tij të 220 si trajner në Serie A. Këtë shifër, i madhi helenio Herrera e kishte arritur pas 261 ndeshjesh, po aq sa edhe Sarri.
Carlo Ancelottit i janë dashur 266 ndeshje për të arritur 150 fitore në kampionatin italian.
I njëjti numër ndeshjes (266) edhe për Simone Inzaghin për të shijuar fitoren e 150-të në Serie A.