Rama: Po bashkëpunojmë me Kosovën për unifikimin e teksteve shkollore për diasporën

Rama: Po bashkëpunojmë me Kosovën për unifikimin e teksteve shkollore për diasporën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se po bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës për unifikimin e teksteve shkollore për diasporën dhe digjitalizimin e tyre.

Rama ka thënë se ruajtja e identiteti gjuhësor e kulturor është pjesë e misionit si komb.

“Ruajtja e identiteti gjuhësor dhe kulturor është padiskutim pjesë e misionit tonë si komb, si qytetar të vetëdijshëm të këtij vendi, dhe si sistem institucional dhe më vjen mirë që edhe në këtë aspekt është bërë progres inkurajues. Ka nevojë për t’u bërë më shumë ashtu sikundër më vjen mirë që kemi bërë hapa kuptimplotë edhe në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, duke filluar nga unifikimi i abetares, me tekstet shkollore për diasporën të unifikuara, duke punuar për dixhitalizimin dhe aksesin falas të të gjithë fëmijëve dhe mësuesve në diasporë në programet me teknologji të avancuar dhe deri te shpërndarja e teksteve shkollore”, ka thënë ai gjatë takimit vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës.

Share This