“Super League” ndryshon emër dhe formë, A22 Sports krijon “Unify League”

“Super League” ndryshon emër dhe formë, A22 Sports krijon “Unify League”

Krijuesit e “Super League” kanë menduar që të modivikojnë disa detaje të projektit të tyre dhe kanë prezantuar sot një tjetër, i cili do të sfidojë kompeticionet e UEFA dhe FIFA.

A22 Sports ka bërë me dije se u ka dërguar letër UEFA-s dhe FIFA-s që të njohin “Unify League”. Emri i ri ka të bëjë me transmetuesin zyrtar, e cila do të jetë platforma online “Unify”. Për të gjithë të apasionuarit kjo platformë do të transmetojë falas të gjitha ndeshjet ndërsa me pagesë do të jenë disa shërbime të tjera .

Sipas formatit të ri “Unify League” do të përbëhet nga 96 klube dhe pjesëmarrëset do të vendosen në bazë të meritës. Faza e parë do të mbahet nga shtatori deri në muajin prill ndërsa secila skuadër do të luajë shtatë ndeshje në shtëpi dhe shtatë të tjera në transfertë.

Pas kësaj faze nis një tjetër ku ekipet do të lujanë me sistemin me eliminim direkt. Sipas A22 Sports formati i ri parashikon më pak ndeshje për skuadrat krahasuar me formatin aktual.

Share This