Fonseca: Dhamë gjithçka, në mungoi vetëm goli
Pavarësisht se Milan nuk mori më shumë së një barazim pa gola me Genona, megjithatë, trajneri i ‘Rossonerëve’ Paulo Fonseca, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.
Sipas strategut portugez, Milani bëri lojë të mirë dhe se i mungoi vetëm goli.
“Mendoj se bëmë një lojë të mirë dhe krijuam shumë. Lojtarët e donin fitoren. Na mungoi vetëm goli”, ka thënë Fonseca.
Ai ka folur edhe për protestat e tifozëve. Sipas tij, të besuarit e tij dhanë gjithçka në këtë ndeshje.
“Është normale që kjo të ndodhë, ne donim të fitonim për tifozët tanë që janë gjithmonë me ne. Të gjithë mund ta kuptojmë se skuadra dha gjithçka: Jam i pakënaqur me rezultatin, tifozët gjithashtu dhe unë i kuptoj ata”, ka theksuar Fonseca.