‘Mili, ti je mes nesh…’
Redaksia e sportit RTK-Radio në nderim të dyvjetorit të vdekjes së ish-gazetarit dhe komentatorit sportiv, Milaim Krasniqit, do të organizojë një aktivitet sportiv ‘Mili, ti je mes nesh’.
‘Mjeshtëri’ i mikrofonit, ish-gazetari i Radio-RTK, dy vite më parë ndërroi jetë.
Në nderim të figurës së tij, RTK-Radio, të shtunën në mesditë do të organizojë një mini-futbolli mes gazetarëve të RTK-së dhe RTSH-së.
Krasniqi kishte lindur në Makoc të Prishtinës më 1 qershor 1969. Studioi për gazetari dhe komunikim. Punën e gazetarit të sportit e kishte filluar në gazetën “Bujku” në vitet ’90, ndërsa më vonë punoi në Radion “Rilindja” dhe Radion “Kosova e lirë”. Punoi edhe në Televizionin “AA”
Në vitin 2001, Krasniqi punësohet në Radio Kosovë, medium në të cilin punojë deri në ditët e fundit të jetës.
Gjatë kësaj periudhe ai kishte komentuar mbi 2000 ndeshje të futbollit nga vendi i ngjarjes.
Vite me radhë ishte Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.
Milaim Krasniqi i njohur si ‘Mili’ do të jetë udhërrëfyes për gjeneratat e reja.