Conte dëshiron transferimin e Ismajlit qysh në janar

Conte dëshiron transferimin e Ismajlit qysh në janar

Dy humbjet radhazi kundër Lazios, në Kupë dhe Serie A, kanë ndikuar që trajneri i Napolit, Antonio Conte kërkon përforcime me çdo kusht, madje këto dy humbje kanë përshpejtuar edhe disa plane që Manna, drejtori sportiv i Napolit, kishte planifikuar t’i kryente në fund të këtij sezoni, rasti më konkret është Ardian Ismajli.

Napoli dhe Empoli kishin gjetur një akord paraprak që transferimi i qendërmbrojtësit kuqezi të kryhej në fund të këtij sezoni, por Contes i duhet me çdo kusht një mbrojtës i ri që në janar.

Sipas “Il Mattino”-s, Ismajli ka qenë dhe mbetet opsioni i parë, kandidati i parë për të përforcuar prapavijën. Problem në këtë pikë mbetet presidenti i Empolit, Corsi, i cili nuk lejon që Ismajli të largohet në janar pa gjetur fillimisht një mbrojtës të ri.

Në këtë mënyrë, Corsi ka marrë përsipër bast të fortë pasi në fund të sezonit rrezikon të humbas falas, pasi është e qartë që edhe Ismajli ka zgjedhur të vijojë karrierën e tij në Napoli ku pritet të formojë një dyshe me Rrahmanin.

Share This