Ndihmëssekretari i NATO-s dënon sulmin në Ibër Lepenc,kërkon hetim të plotë

Ndihmëssekretari i NATO-s dënon sulmin në Ibër Lepenc,kërkon hetim të plotë

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacionet, Tom Goffus, e ka pritur në selinë e NATO-s presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin.

Mes tjerash ata kanë diskutuar për sulmin që ka ndodhur më 29 nëntor në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok.

“Goffus e dënuar sulmin e së premtes në infrastrukturën kritike në Zubin-Potok”, ka njoftuar zëdhënësja e NATO-s.

“Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal”, ka deklaruar ai.

Share This