
Java me mot të paqëndrueshëm në Kosovë
Java e fundit e muajit prill në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me alternime mes intervaleve me diell, vranësira dhe reshje shiu, të shoqëruara vende-vende edhe me shkarkesa elektrike, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë gjithë javës do të mbizotërojë një erë nga drejtimi verior (veriperëndim dhe verilindje), me intensitet të dobët deri mesatar, si pasojë e ndikimit të masave ajrore më të freskëta.
E hënë: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale 1–3°C, maksimalet 18–21°C.
E martë: Diell dhe vranësira, me mundësi për riga shiu gjatë ditës. Temperaturat 1–4°C minimale dhe 19–22°C maksimale.
E mërkurë: Mot i ngjashëm, por me ulje të temperaturave. Minimalet deri në 8°C, maksimalet 15–18°C.
E enjte: Vranësira dhe reshje shiu në disa zona. Temperaturat maksimale zbresin deri në 13°C.
E premte: Mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët, pa reshje. Temperaturat minimale 0–3°C dhe maksimalet 11–13°C.


