Presidenti Ademi viziton Lumbardh Dellovën: Zhvilluam një bisedë të këndshme mbi rrugëtimin e deritashëm dhe të ardhmen e tij
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellovën.
I pari i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në rrjetet social, ka thënë se me Dellovën ka zhvilluar një bisedë të këndshme mbi rrugëtimin e deritashëm dhe të ardhmen e tij.
“Në Bullgari për vizitë te futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova. Zhvilluam një bisedë të këndshme mbi rrugëtimin e deritashëm dhe të ardhmen e tij. Lumbardhi ka pasion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për futbollin, andaj edhe suksesi është i pashmangshëm”, ka shkruar Ademi.
Presidenti i FFK-së ka bërë me dije se e ka inkurajuar të vazhdojë të punojë edhe më tutje me zell e profesionalizëm në klubin e tij aktual CSKA Sofia drejt arritjes së majave të suksesit.