Osmani: Kriminelët serbë kanë humbur çdo betejë me institucionet e Kosovës

Osmani: Kriminelët serbë kanë humbur çdo betejë me institucionet e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në rrjetet sociale pas shpërthimit në Zubin Potok, ku është dëmtuar një kanal i Ibër-Lepencit, çka ka shkaktuar rrjedhjen e pakontrolluar të ujit në atë zonë.

E para e vendit ka theksuar se bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.

“Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pakompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike”, ka shkruar Osmani, raporton rtk.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit.

“Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e poashtu për hetim të ketij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë”, ka njoftuar presidentja Osmani.

Share This