Broja është gati, në fushë kundër Manchester United

Broja është gati, në fushë kundër Manchester United

Armando Broja është në radhë për të bërë dëbutimin me skuadrën e parë të Evertonit dhe pikërisht kundër Manchester United të dielën.

Trajneri Sean Dyche thotë se sulmuesi, i huazuar nga Chelsea në ditën e fundit të transferimit, është rikuperuar nga dëmtimi dhe është kthyer në veprim. Ai luajti 45 minuta për Everton U21 në humbjen e tyre 1-0 ndaj Ëatford të hënën dhe startoi përsëri për ta të premten kundër Nottingham Forest.

Dyche po monitoron me kujdes minutat e Brojës dhe i ka thënë atij se plani i tij është ta përfshijë në skuadër për ndeshjen e së dielës me United në Old Trafford.

“Ne do të shohim se si do të shkojë dhe sigurisht që do të monitorojmë minutat e Brojës, por ai ka bërë shumë punë dhe ndihet mirë. Kam folur me të për përfshirjen e mundshme, kështu që do të shohim”, ka deklaruar trajneri i Everton.

Dyche është i etur për të rikthyer Brojën, Everton ka kaluar tri ndeshje pa shënuar.

Share This