‘Dridhet’ Real Madridi, ja sa do të mungojë Camavinga
Një tjetër lëndim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit.
Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së mërkurës gjatë ndeshjes së Champions League kundër Liverpool-it dhe pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë, i cili sipas mediave spanjolle do ta mbajë jashtë fushës deri në tre javë.
Kur ishte lojtari më i mirë i Realit në fushë, Camavinga pësoi të njëjtin dëmtim si shoku i skuadrës Vinicius Junior, i cili gjithashtu mbetet jashtë për disa javë. Shpresa e Carlo Ancelotti është që t’i ketë të dy në dispozicion për finalen e Kupës së re Intercontinentale më 18 dhjetor.
Carvajal, Militao, Tchouameni, Rodrygo dhe Alaba janë jashtë fushës prej disa kohësh, por problemi i mungesave mund të përkeqësohet akoma.
Sipas mediave spanjolle, Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Brahim Diaz e përfunduan ndeshjen me disa siklet dhe nesër do t’i nënshtrohen vizitave mjekësore për të kuptuar se çfarë është.