Maqedonci: Pjesëtarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shkak të presionit nga Serbia
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se një numër i madh i pjesëtarëve të FSK-së kanë qenë nga komuniteti serb, por sipas tij ata u detyruan të largohen nga presioni i strukturave serbe.
“Ne kemi pasur një numër të madh të pjesëtarëve të FSK-së që kanë ardhur nga komuniteti serb, por fatkeqësisht një numër i madh i tyre u detyra që ta lë ushtrinë e Kosovës si pasojë e presioneve që ata dhe familjet e tyre kanë pasur nga strukturat e sigurisë në Serbi”, tha Maqedonci në RTV 21.