“Dita e Forcës” mbledh vizitorë në kazermat e FSK-së

“Dita e Forcës” mbledh vizitorë në kazermat e FSK-së

Në Kosovë më 27 nëntor shënohet “Dita e Forcës”, që simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Forca e Sigurisë e Kosovës, me rastin e “Ditës së Forcës” të mërkurën ka hapur dyert për vizitorët, në të gjitha kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

Vizitorët më të shumtë ishin fëmijë të kopshteve dhe nxënës të shkollave të Kosovës.

Disa nga fëmijët ishin të veshur me veshje kombëtare dhe përshëndetnin ushtarët e FSK-së.

Vizitorët me rastin e kësaj dite patën mundësinë të shohin nga afër disa nga pajisjet ushtarake të FSK-së.

Forca e Sigurisë e Kosovës u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

FSK-ja, aktualisht, është në proces të transformimit në ushtri të rregullt.

Deri në fund të procesit të transformimit, më 2028, FSK-ja pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë nga mbi 4.000 sa i ka tani për tani.

Share This