Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me partnerët tanë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ndarë informacione rreth vendimit që është marrë për formimin e komisionit i cili do të vë bazamentin për hapjen e një fabrike për prodhimin e municionit.
Maqedonci pas mbledhjes së qeverisë, tha se kanë pranuar një raport fizibiliteti nga Ministria e Mbrojtjes në Turqi, teksa shtoi se për këtë janë koordinuar edhe me partnerët e Kosovës.
“Kryeministri ka nënshkruar vendimin për formimin e një komisioni i cili do të vë bazamentin e industrisë ushtarake për herë të parë në Kosovë. Ky komision do të hulumtoj dhe do të diskutoj rreth hapjes së një fabrike shtetërore për prodhimin e municionit. Për këtë ne jemi koordinuar me partnerët tanë. Ne kemi pranuar edhe një raport fizibiliteti nga Republika e Mbrojtjes së Turqisë. Edhe për fluturaket kemi diskutime me shumë partnerë. Por e rëndësishme është që me hapjen e fabrikës së monicionit vendi ynë po bënë një hapë më tej në aspektin e kompletimit të infrastrukturës së përgjithshme të sigurisë”, theksoi ai. /rtk/