“Fjalë të një të frustruari!”, Gazetari i Namibisë i përgjigjet akuzave të Florentino Pérez

“Fjalë të një të frustruari!”, Gazetari i Namibisë i përgjigjet akuzave të Florentino Pérez

Në Madrid “Topin e Artë” e konsiderojnë një çmim personal pasi akuzat e Florentino Perezit për mënyrën se si kanë votuar disa gazetarë nuk e justifikon asgjë dhe askush.

“Ka disa gazetarë, të cilët nuk i njeh askush dhe disa të tjerë, të cilët janë bërë pjesë e procesit këtë vit. Nëse vota e shteteve si Uganda, Namibia, Shqipëria dhe Finlanda nuk do të llogaritej atëherë Vinicius Zhunior do të ishte fituesi i çmimit për këtë vit”, tha Florentino Perez pak ditë më parë.

Pas kësaj deklarate njëri prej gazetarëve të përmendur nga numri një i Realit nuk ka pranuar të qëndrojë duarkryq. “Janë fjalët e një të frustruari. Ai mendon se bashkëkombësit e mi dhe popujve të vendeve të tjera të përmendura nuk kanë vlerë, ai mendon se jemi njerez inferior”, tha gazetari nga Namibia, Shefeni Nikodemus.

Share This