Haradinaj: Ju siguroj se do ta bëjmë realitet anëtarësimin direkt në NATO
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30 është opsioni i vetëm për të arritur synimet tona dhe për ta bërë realitet një Kosovë Fituese, ëndërr e shumë gjeneratave.
Sipas tij, anëtarësimi direkt në NATO do ta sjellë kthesën e madhe në siguri e ekonomi.
“Ju sigurojmë se do ta bëjmë realitet. Nuk është veç fjalë. Çdo herë kemi dëshmuar se mund ta bëjmë!”, ka shkruar Haradinaj.