Murati: Opozita e di që s’do të vjen në pushtet, prandaj iku nga seanca për buxhetin
Ministri i Financave, Hekuran Murati, është deklaruar të premten për mospërkrahjen e opozitës për votimin e buxhetit për vitin 2025.
Murati ka thënë se opozita e dinë që s’do të vijnë në pushtet dhe për këtë arsye, sipas tij, ata s’janë përfshirë në miratimin e tij.
Ai thënë se partitë opozitare e dinë që s’do t’iu vije rasti për të menaxhuar me buxhetin.
“Por as vetë partitë opozitare nuk e besojnë që do të jenë në qeverisje pas 9 shkurtit, prandaj edhe ikën nga seanca dje, të painteresuar fare se çfarë buxheti po miratohej – sepse nuk do t’u vije rasti për ta menaxhuar”, ka shkruar Murati në “Facebook”.