Kurti thotë se buxheti do ta rris mirëqenien: 9% më i lartë se vjet
Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar buxhetin e vitit të ardhshëm si mundësi për ta rritur mirëqenien e qytetarëve dhe për të zhvilluar ekonominë e vendit.
“Buxheti 2025 me 3.6 miliardë euro, u miratua sot në Kuvend, dhe është për rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit paraprak, ose 60% më i lartë sesa në 2020 e 50% më i lartë sesa në 2021 (vite këto kur isha kryeministër me buxhete të trashëguara të pararendësve)”, ka shkruar ai në Facebook.
Kurti ka thënë se ky buxhet përmbanë paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, rritje prej 20% të pensioneve dhe rritje të shtesave.
“Përmbanë edhe mbështetjen për bizneset, për gratë ndërmarrëse e të rinjtë që nisin karrierën. Edhe bujqit do të vazhdojnë të jenë më të mbështeturit në rajon”, ka shkruar ai, raporton rtk.