Osmani: Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja

Osmani: Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova do të qëndrojë me Ukrainën, në luftën e saj me Rusinë.

Në 1000-ditshin e luftës, Osmani ka thënë se Ukraina ka dëshmuar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe forcë të palëkundur.

Sipas Osmanit, fitorja e Ukrainës do të jetë fitorja e Evropës.

“1000 ditë të luftës së paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës. 1000 ditë të qëndresës së jashtëzakonshme, forcës së palëkundur dhe shpirtit të pathyer të popullit ukrainas. Fitorja e Ukrainës do të jetë fitorja e Evropës – një qëndrim vendimtar për lirinë dhe drejtësinë. Kosova do të #QëndrojëMeUkrainën deri në arritjen e fitores”, ka shkruar presidentja në “X”.

Share This