Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Klubi italian, Inter raportohet se ka pasur kontakte të reja me sulmuesin e Liverpoolit, Federico Chiesa.
Italiani duket se qysh në afatin kalimtar të janarit, pritet të largohet nga ‘Anfield’ pasi ai nuk po gjen hapësirë në skuadrën e ‘The Reds’.
Chiesa sipas medieve italiane, kërkohet nga klubi i madh italian, Inter.
Trajneri Simone Inzaghi synon që akoma më shumë të forcojë repartin sulmues, dhe siç raportohet, Chiesa është në listën e strategut italian.
“Ka kontakte të reja mes Interit dhe Federico Chiesa që nuk ka vend në Liverpool. Negociatat po vazhdojnë”, shkruajnë mediet italiane.
Kujtojmë se Chiesa verën që lamë pas iu bashkua Liverpoolit nga Juventusi.