Thirrjet “Kosova është serbi” nuk janë raciste, ku po të dhëmb Eroll Salihu?
Mund të mos pajtohesh me gjera të ndryshme, por kur është në pyetje Kosova është e çuditshme sesi individ të ndryshe, madje, njerëz me karrierë futbollistike i japin kahje tjera.
Ish-sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, paska deklaruar në emisionin ‘Favorit’ se Kosova do ta humb ndeshjen me Rumaninë 3-0, në tavolinë, madje, sipas tij, Thirrjet “Kosova është serbi” nuk janë raciste.
Kosova dhe Rumania po e presin vendimin final të UEFA-s për fatin e ndeshjes që u ndalua në Rumani pas thirrjeve raciste ndaj shtetit të Kosovës nga ana e tifozëve rumunë.
“Nuk janë thirrje raciste, jemi popull arian nuk qëndron ajo. Varet se çka ka thënë delegati i ndeshjes. “Kosova është Serbi” nuk është thirrje raciste, është thirrje e ulët, por po them edhe njëherë që varet se sa FFK ka argumente të ballafaqohet me këtë situatë”, ka deklaruar Salihu.
Ku po i dhemb Eroll Salihut?
Prej kohësh ky njeri sheh vetëm gjera negative në futbollin tonë, në futbollin që çdo ditë po rritet, sporti që po bën krenarë jo rrallëherë popullin kosovar.