EHF-ja shkruan për barazimin e Kosovës ndaj Holandës
Barazimi i Kosovës me Holandën është vlerësuar prej befasive të mëdha të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2026 të zhvilluara të dielën që lamë pas.
Vetëm fitorja e Lituanisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe e Italisë ndaj Serbisë janë vlerësuar rezultate më shokuese.
“Kosova ishte afër të fitonte ndaj Holandës, fitorja më e madhe në histori e saj, por në fund barazoi 33:33”, shkruan EHF.
“Në një moment në pjesën e dytë, Kosova kishte katër gola epërsi, 24:20. Valon Dedaj e Drenit Tahirukaj së bashku shënuan 15 gola. Holanda u kthye dhe Rutger ten Velde shënoi 12 gola për të parë ekipin pa Luc Steins të marr një barazim 33:33”, shkruan tutje faqja zyrtare e Federatës Evropiane të Hendbollit.