CNN: Trump fiton Karolinën e Veriut, një nga shtatë shtetet kyçe në zgjedhje

CNN: Trump fiton Karolinën e Veriut, një nga shtatë shtetet kyçe në zgjedhje

Kandidati republikan për president, Donald Trump fiton shtetin kritik të fushëbetejës zgjedhore, atë të Karolinës së Veriut, njoftuan  transmetuesit amerikanë CNN dhe NBC.

Por, të gjithë sytë mbeten te gjashtë shtetet e tjera të pavendosura.

Bëhet fjalë për Xhorxhian, Pensilvaninë, Miçiganin, Wisconsinin, Arizonan dhe Nevadan.

Këto shtete mund t’i ofrojnë ende fitoren Harrisit.

Aktualisht, rezultati është 227-165 për Trump, raporton atsh.

Share This