Nëntori kuqezi, ja kalendari i Shqipërisë së futbollit
Nëntori është pa dyshim një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për futbollin kuqezi.
Në fushë zbresin thuajse të gjitha ekipet kombëtare, nga A-ja, tek U-21, U-19 djem e vajza, U-17 djem si edhe përfaqësueset rajonale të moshave.
Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Silvinjo luan dy ndeshjet më të rëndësishme të grupit, ndaj Çekisë e Ukrainës. Dy sfida që në rast fitoreje, kuqezinjtë sigurojnë vendin e parë në grupin B1 dhe ngjiten në Ligën A si edhe luajnë shanset e tyre për në playoff-in e Botërorit 2026.
Ndaj çekëve e ukrainasve, kuqezinjtë do të luajnë në “Air Albania”, në një stadium që tashmë e ka kthyer në traditë ngjyrosjen kuqezi nga cepi në cep. Më 16 nëntor, Shqipëria luan ndaj Çekisë, në ora 20:45.
Në po të njëjtën orë, tre ditë më pas, kuqezinjtë mirëpresin Ukrainën.