Përplasje në Kuvend, Abazi, Bogujevcit: Ti ke qit gaz lotsjellës

Përplasje në Kuvend, Abazi, Bogujevcit: Ti ke qit gaz lotsjellës

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda e Bogujevci, ka pasur një përplasje me deputetin e pavarur, Haki Abazi për “mosvazhdimin e fjalës”.

Megjithëse Bogujevci ka thënë se ia ka vazhduar fjalën deputetit Abazi, ai e ka mohuar këtë.

Madje ky i fundit i është drejtuar njërit prej deputetëve të pushtetit me fjalët “mbylle gojën”.

“Pse çdo herë duhesh me krijuar skena të tilla. Ta vazhdova fjalën”, ka thënë Bogujevci, teksa Abazi ka këmbëngulur të kundërtën.

“Ti ke qit gaz lotsjellës”, i ka thënë Abazi, Bogujevcit.

Share This