“Ma bëre shpirtin copë”, prezantuesja e Big Brother humb të atin
Prezantuesja e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Nëpërmjet një postimi në Instastory ka bërë të ditur se babai i saj është ndarë nga jeta.
“Ma bëre shpirtin copë o ba. Do të dua deri në frymën time të fundit, deri kur të takohemi sërish”, ka shkruar Jonida në Instagram.