Kurti, opozitës: Po dëgjojmë shumë premtime boshe, emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet të ngatërrohen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sulmuar opozitën nga mbledhja e Qeverisë.
Ai ka thënë se teksa zgjedhjet po afrohen, po dëgjojnë premtime boshe nga ta si kundër reagim ndaj “veprimeve të mira qeveritare”.
Kurti ka vazhduar me humorin e tij, duke thënë se nuk duhet të ngatërrohen emisionet humoristike me “qeverisjen e përgjegjshme’.
“Ndërkohë, për shkak që tashmë edhe zgjedhjet po afrohen, po dëgjojmë shumë premtime bosh opozitare si kundërvlerë e veprimeve të mira qeveritare, mirëpo për një gjë duhet të jemi të sigurtë se emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet të ngatërrohen”, ka thënë Kurti të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.