Nisja e hetimeve ndaj Kajtazit dhe Mehmetajt, Selmanaj: Ndalni këto aventura sa nuk i keni bërë dëme të pakthyeshme lirisë dhe demokracisë
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj e ka quajtur “skandaloze si nga forma, po ashtu edhe nga përmbajtja” nisjen e hetimeve ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj me pretendime për “zbulim” të identitetit të agjentëve të AKI-së.
Ai e quajti rast të “paprecedentë” ankesën e AKI-së në Prokurori për këtë rast, duke shtuar se hetimi “ndërlidhet me ekspozimin e implikimit të AKI-së në lajmin e mediumit me bazë në Bosnjë e Hercegovinë, Slobodna Bosna, i cili raportoi për gjoja financimin e dy portaleve kosovare nga Serbia.”
Ai bëri thirrje për ndalje me urgjencë të “aventura” para së të shkaktohet ndonjë dëm më i madh i lirisë dhe demokracisë së vendit.