Liverpool mposht Chelsean në kryesfidën angleze

Liverpool mposht Chelsean në kryesfidën angleze

Liverpool-i e ka mposhtur Chelsea-n, me rezultat 2-1, të dielën në kryesfidën e kësaj fundjavë në elitën e futbollit anglez, raporton RTKLive.

Dy rivalët e mëdhenj anglez u përballen në ‘Anfiled’ në kuadër të javës së tetë në Premier League.

Përballja mes ‘The Reds’ dhe ‘Bluve’ të Londrës, ka dhuruar një superndeshje me aksion të mira, raste të shumta dhe tre gola të shënuara.

Salah (29’) nga pika e bardhë zhbllokojë këtë supersfidë duke kaluar Liverpoolin në epërsi prej 1-0.

Londinezët mjaft mirë e nisen pjesëlojën e dytë dhe përmes Jackson (48’), barazuan shifrat në 1-1.

Megjithatë, gëzimi i Chelsea-s ishte i shkurtër pasi që tre minuta më vonë Jones kalojë sërish Liverpool-in në avantazh prej 2-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo ndeshje joshëse.

Pas kësaj fitore, Liverpool rikthehet në krye të tabelës me 21 pikë, një më shumë së Man City, kurse, Chelsea është e gjashta me 14 sosh.

Share This